Pillar 02 · B2B + B2C
Banesa, zyra, ndërtesa të reja. Punojmë si nënkontraktor i kompanive të ndërtimit dhe direkt me pronarët. Përfshirë smart-home dhe koordinim me KEDS.
B2B
Bashkëpunim afatgjatë si nënkontraktor për pjesën elektrike të projekteve tuaja. Çmime për projekt, fatura të rregullta, ekip i certifikuar.
B2C
Marrim përgjegjësinë e plotë të instalimit elektrik nga vlerësimi te lidhja me KEDS. Konsulencë falas para fillimit.
Çfarë bëjmë
Panel kryesor (distribution panel), mbrojtje diferenciale (FID), ndarje qarqesh sipas standardit dhe ngarkesës së pritur.
Ndriçim, priza, qarqe të dedikuara për klimë, bojler, kuzhinë industriale. Kabllo me prerje të llogaritur, jo "ç'ka kishim në magazinë".
Ndriçim i brendshëm dhe i jashtëm. Llambadarë, spotlights, ndriçim ambienti, ndriçim funksional.
Kabllosim KNX dhe sisteme smart-home për shtëpi inteligjente. Integrim me ndriçim, klimë, alarm, kamera.
Përgatitje dokumentacioni, kërkesa për lidhje, koordinim me KEDS për lidhjen finale të energjisë.
Testime sigurie, matje izolimi, raporte teknike. Dorëzim me dokumentacion komplet.
Pse Nyje.io
Ekip me vite punë në instalim elektrik për ndërtesa banesore dhe komerciale.
Vetëm prodhues të njohur, sipas standardit. Pa kompromise për materiale të lira.
Garanci e shkruar për punën tonë. Nëse ka problem, e rregullojmë pa diskutim.
Marrim punën nga vlerësimi te dorëzimi. Pa "kjo s'është puna jonë".
Kërko ofertë